Vuçiç dhe Osmani në Britani, marrin pjesë në takimin e Komunitetit Politik në Angli

16 Korrik 2024 | 17:22

Presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani dhe presidenti i Serbisë,Aleksandër Vuçiç kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin e komunitetit Politiki Europian në datën 18 korrik në Britaninë e Madhe.

“Presidentja dhe ambasadorja diskutuan për temat që do të trajtohen në këtë samit, duke përfshirë nevojën për përpjekje kolektive për mbrojtjen e demokracisë, si dhe kontributin e Kosovës në këto tema”, thuhet në komunikatën e kabinetit të saj.

Samiti i liderëve të komunitetit politik evropian do të mbahet në Pallatin Blenheim në Mbretërinë e Bashkuar, me pjesëmarrjen e rreth 50 liderëve dhe përfaqësuesve evropianë dhe do të jetë një mundësi për të diskutuar sfidat e përbashkëta në stabilitet, siguri, energji dhe migrim.

Komuniteti Politik Evropian synon të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin për të adresuar çështjet me interes të përbashkët. Vlen të thuhet se kjo platformë për koordinim politik nuk zëvendëson asnjë organizatë, strukturë apo proces ekzistues dhe as nuk synon të krijojë një të re në këtë fazë.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026