Vuçiç do sulmojë Veriun e Kosovës? Mulaj: Mundësia ekziston, ja vendi që rrezikohet
Teksa diskutohet mbi dorqëheqjen që ka dhënë Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, nga ana tjetër Presidenti Vuçiç ka dhënë një konferencë për të treguar se çfarë do ndodhë tani pas dorëheqjes nga Vuçeviç. Esmeralda Mulaj, gazetare dhe moderatore ka dhënë më tepër detaje lidhur me deklaratën e Presidentit si dhe faktin që Serbia tashmë ndodhet në një krizë.
Në këndvështrimin e saj, Mulaj tregon nëse ekziston mundësia që në një situatë të tillë, Vuçiç të kërkojë të destabilizojë Veriun e Kosovës për të hequr vëmendjen nga protestat në Serbi.
“Në Veriun e Kosovës është pak më e vështirë të ndodhë diçka e tillë, por mendoj se zona më e rrezikshme dhe më e ekspozuar tani për tani është Maqedonia e Veriut.
Ditën e djeshme në është kremtuar një festë që e festojnë ortodoksët serbë, dhe aty kanë qenë të pranishëm Presidenti i Republikës Sërpska Millorad Dodik, kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, ishte zëvëndës kryeminstri i Maqedonisë së Veriut, ishte kreu i Kishës Ortodokse serbe, pra u mblodhën ne Maqedoni dhe bënë një propagandë. Kjo tregon që qëllimi është Maqedonia e Veriut pasi nuk ia dolën me Malin e Zi. Maqedonia ka një përplasje dhe me shqiptarët, aty ku gjuha shqipë po diskutohet që nuk lejohet”, shtoi Mulaj.
Ajo tregon se në Veri të Kosovës janë 200 trupa ushtrie më shumë dhe ka një probabilitet më të vogël të sulmohet nga Serbia.
“Në Veri të Kosovës janë marrë masat. Trupat e KFOR janë aty, u shtuan me 200 të tjerë në prag të zgjedhjeve. Rreziku është, edhe mund të ndodhë, por potencialin më të madh nuk e kanë në Veriun e Kosovës, sepse ka një vigjilencë të shtuar tashmë”, tha Esmeralda Mulaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
Mbledhja e grupit të PS, një grup protestuesish mblidhen te Kryesia e Kuvendit
- 10:46 Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike
- 10:42 Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s
- 10:39 Kina ofron imazhe satelitore Venezuelës nga tërmeti, do ndihmojë me 14.7 milionë dollarësh
- 10:36 Skandali i Kepit të Gjelbër, kapiteni i kombëtares së futbollit akuzohet për përdhunimin e përkthyeses braziliane
- 10:35 Shoferi shqiptar përplas për vdekje efektivin e policisë në Kosovë
- 10:32 Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë