Vuçiç falënderon Ramën: S’do kishte Ballkan të Hapur pa vendosmërinë e tij

8 Qershor 2022 | 15:34

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në konferencën e përbashkët mes liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Ballkanin e Hapur në Ohër falënderoi kryeministrin Rama të cilin e cilësoi lider të vërtetë.

Sipas Vuçiç, pa vendosmërinë dhe lidershipin e Ramës, edhe pse nën presion për të hequr dorë nga Ballkani i Hapur, kjo nismë rajonale nuk do të kishte vazhdimësi.

“Falënderoj Ramën që ka qenë konsistent dhe kur kemi qenë në presion nga anë të ndryshme dhe i është dashur të heqë dorë nga Ballkani i Hapur ka treguar lidership dhe vendosmëri. Si kryetar i Serbisë i kam borxh dhe falenderim të madh se pa fuqinë e tij Ballkani i Hapur nuk mund të vazhdonte. Falenderoj shqiptarët që vijnë në Serbi dhe ata në Shqipëri që i presin me ngrohtësi turistët serbë. Jam krenar për çfarë kemi bërë dhe do bëjmë”, tha Vuçiç.

Ditën e sotme në Ohër të Maqedonisë së Veriut u mbajt takimi i radhës i Ballkanit të Hapur, pjesë e të cilit u bë edhe Mali i Zi.

Tashmë, në këtë nismë do të jenë 4 shtete, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar ftesën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski për të marrë pjesë në nismën Ballkani i Hapur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026