Vuçiç krahason Serbinë me Ukrainën: Jam për integritetin territorial
“Unë jam për integritetin territorial të Serbisë po aq sa Perëndimi për integritetin territorial të Ukrainës”. Kështu deklaron presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“I gjithë entuziazmi me të cilin ata qëndrojnë për integritetin territorial të Ukrainës dhe unë, jo edhe me një zjarr të tillë, por me një zë shumë më të qetë, por me vendosmëri të barabartë, unë i qëndroj integritetit territorial të Serbisë dhe asgjë më shumë dhe asgjë më pak”, tha Vuçiç, teksa u pyet nga gazetarët për negociatat me Prishtinën.
Ai nënvizoi se nga Olaf Shoci për herë të parë dëgjoi se kërkohet njohja e Kosovës, por sipas tij në kornizën zyrtare negociatore evropiane nuk ka një gjë të tillë.
“Është detyra jonë të përpiqemi të negociojmë gjëra që janë normale. Ne nuk e kemi problem të negociojmë për personat e zhdukur, thamë të na tregojnë se ku mendojnë se është se ku ka varreza. Ne dyshojmë se serbët janë varrosur. Ne jemi gati të nënshkruajmë marrëveshjen për të zhdukurit, ne e dimë se duhet të jetojmë pranë njëri-tjetrit,” tha Vuçiç.
Presidenti i Serbisë i qëndron të njëjtës deklaratë të bërë gjatë betimit për mandatin e dytë 5-vjeçar si President i Serbisë.
Presidenti serb u zotua se do të mbrojë Serbinë, por dhe “Kosovën e Metohinë që i cilësoi si pjesë të territorit”.
Kujtojmë se në parlamentin serb nuk ka asnjë deputet shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i rasteve të konfirmuara me Ebola në Kongo rritet në 1,460
Autobusi i pasagjerëve bie në përrua, të paktën 40 të vdekur të paktën në Pakistan
Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, Irani paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin: Mos gaboni të sulmoni
- 09:39 Numri i rasteve të konfirmuara me Ebola në Kongo rritet në 1,460
- 09:37 Autobusi i pasagjerëve bie në përrua, të paktën 40 të vdekur të paktën në Pakistan
- 09:28 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, Irani paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin: Mos gaboni të sulmoni
- 09:20 Vala e të nxehtit në Francë, mbi 2,000 të vdekur vetëm gjatë muajit qershor
- 09:14 Protestuesi i vë flakën vetes jashtë selisë së OKB-së në Nju Jork
- 09:12 Identifikohet autori i sulmit me bombë në Monako, ku u plagos oligarku ukrainas. Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar