Vuçiç kundër Putinit: Krimea dhe Donbasi janë territore të Ukrainës
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç poshtë pretendimet territoriale të Vladimir Putin për Ukrainën dhe parashikoi se “më e keqja nuk ka ardhur ende” në konfliktin midis këtyre dy vendeve.
Në një intervistë për Bloomberg, Vuçiç, i cili ka pasur dhjetëra takime me Putinin në vitet e fundit, u shpreh se nuk ka folur me homologun e tij rus për shumë muaj.
“Ne kemi thënë që në fillim se nuk jemi në gjendje dhe nuk mund të mbështesim pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Për ne, Krimea është Ukrainë, Donbasi është Ukraina dhe kështu do të mbetet,” theksoi ai.
Vuçiç tha gjithashtu se do të ishte gabim të supozohet se qeveria serbe mbështet plotësisht lidershipin në Moskë.
“Ne nuk jemi gjithmonë entuziastë për disa nga qëndrimet e tyre. Ne kemi marrëdhënie tradicionalisht të mira, por kjo nuk do të thotë se ne mbështesim çdo vendim ose shumicën e vendimeve që vijnë nga Kremlini”, nënvizoi kreu i shtetit serb.
Lidhur me pretendimet se grupi mercenar rus Wagner po kërkon serbët për të luftuar në Ukrainë, presidenti është i vendosur: “Wagner nuk do ta bëjë këtë në Serbi”.
LEXONI GJITHASHTU
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)