Zbulohet plani për atentat ndaj liderit të LDK-së dhe deputetëve në Kosovë

18 Janar 2023 | 21:27

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe disa deputetë të kësaj partie janë kërcënuar.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, policia thotë se ka marrë masat e nevojshme lidhur me rastin.

Më herët në media u raportua se ka një plan për atentat ndaj kreut të LDK-së dhe deputetëve të kësaj partie.

Nënkryetari i kësaj partie, Kujtim Shala ka thënë për RTV Dukagjinin, se sot është pranuar një informacion i kësaj natyre.

“Mund të konfirmojë se ka pasur një lloj planifikimi në Kosovë dhe disa vende të BE-së dhe jashtë territorit të Evropës. Individët kanë rënë pre e përgjimeve të njërës prej agjencive intelegjente kryesore të  një vendi të BE-së. Nga ajo që na është thënë ka pasur një plan të strukturuar për atentat ndaj Abdixhikut dhe tre deputetëve të LDK-së”.

Shala thotë se atentati është planifikuar për arsye politike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026