Vuçiç: Lirohet nga burgu i dënuari për krime lufte në Kosovë, Pavkoviç
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të premten në Nju Jork se Mekanizmi në Hagë ka vendosur që, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, të lirojë para kohe gjeneralin serb, Nebojsha Pavkoviç.
Pavkoviç, ish-komandant i Ushtrisë Jugosllave, është dënuar me 22 vjet burgim për krime kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999. Vendimi ndaj tij është i formës së prerë.
Vuçiç u tha gazetarëve në Nju Jork se Qeveria e Serbisë, me kërkesën e tij, për shkak të “gjendjes jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore” të Pavkoviçit, ka paraqitur kërkesë për lirimin e parakohshëm të tij.
Sipas Vuçiçit, Ministria e Drejtësisë e Serbisë po i dërgon një aneks Mekanizmit në Hagë, pas së cilës do të vijë përgjigjja e tyre.
“Dhe pastaj mund të shkojmë ta marrim gjeneralin Pavkoviç, që të shohë diellin e Serbisë së lirë, për të cilën u luftua aq shumë, trimërisht më vitin 1999”, tha Vuçiç.
Pavkoviç në vitin 2009 u shpall fajtor për të gjitha pikat e aktakuzës dhe u dënua për dëbim, zhvendosje të detyruara, vrasje dhe persekutime të civilëve shqiptarë nga Kosova në gjysmën e parë të vitit 1999.
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë