Vuçiç mandaton ministrin e Mbrojtjes si kryeministër të Serbisë

30 Mars 2024 | 18:01

Millosh Vuçeviç, kryetar i Partisë Progresive Serbe (SNS), është mandatuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të formuar qeverinë e re serbe, pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit. Lajmi u bë i ditur nga vetë Vuçiç, përmes një postimi në Facebook.

Në këtë pozitë, Vuçeviç do pasojë Ana Brnabiç-in, e cila ka kaluar në postin e kryetares së Kuvendit të Serbisë. Deri më tani Vuçevic ka mbajtur postin e Ministrit të Mbrojtjes dhe Zëvendëskryeministrit të Serbisë dhe konsiderohet si një nga njerëzit më besnikë të Vuçiç-it.

Ai është anëtar i Partisë Progresive Serbe që nga themelimi i saj dhe në vitin 2011 u bë kryetar i komitetit të Novi Sadit dhe një vit më vonë u zgjodh kryetar i komunës së Novi Sadit.

Millosh Vuçeviç ka lindur në vitin 1974 në Novi Sad. Në biografinë zyrtare thuhet se ka mbaruar shkollën fillore “Vasa Stajiç” në vendlindje dhe gjimnazin “Jan Kolar” në Backi Petrovac. Ai u diplomua në Fakultetin Juridik në Novi Sad në vitin 1999.

Deri në vitin 2012 ka ushtruar profesionin e avokatit në zyrën e avokatisë familjare. Ai është anëtar i Partisë Progresive Serbe që nga viti 2008. Vuçeviç u zgjodh president i bordit të qytetit të SNS në vitin 2011. Ai u bë nënkryetar i SNS në vitin 2016 dhe më pas u zgjodh në atë pozicion në nëntor 2021.

Ai u zgjodh kryetar i komunës së Novi Sadit në shtator të vitit 2012, pas së cilës pushoi së punuari si avokat. Më tej u zgjodh kryetar bashkie për herë të dytë në korrik 2016, dhe për herë të tretë në shtator.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026