Vuçiç mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Ditën e djeshme presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç thirri me urgjencë Këshillin e Sigurisë ku të pranishëm ishin edhe kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç dhe disa nga ministrat në Qeveri.
Të pranishëm ishin edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, drejtori i BIA-s Vladimir Orliç, drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake shefa të policisë.
“Me anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare shkëmbyem informacione për situatën e sigurisë në Serbi dhe diskutuam për aktualitetin si në vendin tonë ashtu edhe në botë. Në këto trazira komplekse dhe të vështira gjeopolitike do të bëjmë çmos që ruajmë sigurinë dhe sigurinë e qytetarëve tanë dhe të Serbisë sonë”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë në Instagram.
Këshilli për Siguri Kombëtare është organi i Republikës së Serbisë që i shqyrton çështjet me rëndësi për sigurinë kombëtare dhe drejton punën e shërbimeve të sigurisë. Seancat e Këshillit thirren edhe nga Presidenti i Republikës, të paktën një herë në tre muaj, e më shpesh nëse është e nevojshme.
LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 19:21 Trump për kundërshtimin e Netanyahut ndaj shitjeve të avionëve F-35: Askush nuk më tregon se çfarë duhet të shesim
- 19:02 Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
- 18:55 Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj
- 18:49 Kafshët paguajnë çmimin më të lartë nga zjarret në Francë, habitate të shkatërruara dhe speciet në rrezik
- 18:46 Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”
- 18:27 30 ditë i bllokuar në det, shpëtohet në brigjet e Hawaii-t 39-vjeçari nga Kalifornia