“Vuçiç mund të mos jetë më President”, gazetari: Serbia ka kohë që po armatoset

14 Mars 2026 | 20:27

Në një lidhje live për Euronews Albania në emisionin Balkan Talks me Franko Egro, gazetari Gani Rashiti tha se blerja e raketave kineze nga Kina tregon se Serbia ka kohë që po armatoset dhe se po investon në sistemin e saj të mbrojtjes.

Gazetari theksoi se raketat e blera nga Kina, mund të godasin nga 200 deri në 400 km. Ndërkohë, sipas tij, Aleksandër Vuçiç po i bën këto lëvizje pasi është në përfundimit të mandatit të tij dhe se siç theksoi ai, Vuçiç mund të mos jetë më President.

“Tani është e qartë se Serbia ka kohë që po armatoset dhe po investon në sistemin e saj ushtarak, pra në sistemin mbrojtës. Kohët e fundit Serbia bleu nga Kina një sistem raketash supersonike, të cilat mund të godasin nga 200 në 400 km dhe mund të godasin në caqe të ndryshme.

Normalisht kjo ka ardhur si pasojë, siç e ka potencuar presidenti, e një aleance kundër Serbisë, një aleancë e cila është mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Ajo aleancë është krijuar mbi bazën e mbrojtjes.

Të mos harrojmë faktin se këto tri shtete nuk kanë aspirata territoriale ndaj asnjë shteti fqinj, por e vetmja është Serbia që ka tendenca për shtrirje të integritetit territorial. Gjithmonë siguria në Ballkan kërcënohet nga vetë Serbia, duke pasur parasysh faktin dhe lidhjet që ajo ka me Rusinë dhe shtrirjen e ndikimit edhe në Maqedoni.

Këto tendenca presidenti Vuçiç po i bën edhe për një çështje tjetër, pasi është në përfundim të mandatit të dytë dhe jam i bindur që ai nuk do të jetë jashtë lojës apo jashtë rrjedhës politike në Serbi. Megjithatë, president i shtetit nuk do të jetë, pasi vetë ka deklaruar se nuk do të bëjë ndryshime kushtetuese dhe me këtë ka nisur një fushatë parazgjedhore. Mund të thuhet se po zhvillohen takime me liderë kryesorë, apo me liderët kryesorë të partisë që është në pushtet”, u shpreh gazetari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026