Vuçiç ndan foto me Ramën: Bisedova me mikun tim për ‘Open Balkan’
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka publikuar një foto në rrjetet sociale me kryeministrin Edi Rama në Tirana, ku po zhvillohen edhe punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Krahas fotos, Vuçiç shkruan se ka biseduar me Ramën për Open Balkan dhe nisma të tjera të përbashkëta mes dy vendeve.
“Po flisja me mikun tim Edi Rama për nismën Open Balkans dhe çështjet tona të përbashkëta”, ka shkruar ai në një postim në Instagram.

Më herët në një deklaratë për mediat, Vuçiç tha se Serbia është shtet i pavarur dhe se është shumë pranë Rusisë.
“Serbia është shumë pranë Rusisë, është një vend i pavarur. Besoj se e keni lexuar dhe keni shkruar gjatë 9-10 muajve të fudnit se Serbia po ndiqte udhëzimet e Rusisë për të sulmuar të tjerët në Ballkan. Ne e kemi përgënjeshtruar këtë me vepra. Është e lehtë të ekspozosh lajmet e rreme, por e vërteta del dhe të gjithë e dinë të vërtetën. Serbia është një vend i pavarur dhe është drejt rrugëtimit të saj drejt BE-së”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vuçiç: Serbia është shumë pranë Rusisë, jemi vend i pavarur
- Presidentja e KE-së mbërrin në samit, pritet nga kryeministri Rama
- Presidenti i KiE-së: Sot në Tiranë nënshkruajmë një marrëveshje për tarifat roaming
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë