Vuçiç pas takimit me Lajçakun: I domosdoshëm krijimi i Asosacionit

5 Dhjetor 2022 | 13:00

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka takuar sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, pas së cilës, siç ka paralajmëruar ministri i Jashtëm Ivica Daçiç, kreu i shtetit serb duhet të marrë vendim për pjesëmarrjen në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që mbahet nesër në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vuçiç u shpreh se me Lajçakun bisedoi për zhvillimet e fundit në Kosovë, shkruan Euronews Serbia.

Vuçiç theksoi se zbatimi i marrëveshjes për Asocacionin dhe respektimin e të drejtave është i domosdoshëm.

“Me Miroslav Lajçakun kam diskutuar për ngjarjet e fundit në Kosovë  dhe problemet me të cilat ballafaqohen serbët për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës.

Theksova domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Bashkimin e Komunave Serbe dhe respektimin e të drejtave dhe Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun konstruktiv, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe për të arritur kushte më të mira për jetën e të gjithë qytetarëve”, shkroi ai në Instagram.

Ende nuk dihet nëse në atë takim është diskutuar për samitin e nesërm, si dhe çfarë vendimi ka marrë Vuçiç.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026