Vuçiç për tensionet në Kosovë: Ishim në prag të fatkeqësisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur sërish këtë të martë në lidhje me tensionet e shkaktuar në veri të Kosovës.
Vuçiç u shpreh se të dyja vendet ishin në prag të fatkeqësisë, shkruan Euronews Serbia.
“Unë e di që ka njerëz që janë mësuar me faktin se gjithmonë ka disa ngjarje, barrikada në Kosovë, kështu që thonë epo as tani nuk do të ndodhë asgjë. Por ne ishim një hap larg fatkeqësisë. Disa njerëz nuk e kuptojnë se çfarë po bëjnë dhe se Serbia mendon ndryshe, në fund të fundit me NATO-n mund të zbatosh gjithçka me forcë, por nuk do të marrësh dritën jeshile nga Serbia për asgjë”, tha presidenti.
Ai tha se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Brukselit që më 18 gusht të mbahet rundi i ri i dialogut me Kosovën, por tha shtoi se nuk e di se për çfarë tjetër mund të flitet.
Pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në veri të Kosovës, prej ditës së djeshme janë të hapura për qytetarët dhe liria e lëvizjes është e plotë.
Qeveria e Kosovës tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, duke filluar më 1 shtator.
LEXONI GJITHASHTU
Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
- 13:54 Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat