Vuçiç përsërit thirrjen për dialog me demonstruesit: 1 vit e gjysmë jam president
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë ekskluzive për Euronews, ka sqaruar situatën e vendit dhe ka rikthyer thirrjen e tij për dialog me demonstruesit, teksa vendi hyn në muajin e 9-të të protestave masive.
Vuçiç deklaroi se ofertat e tij për një debat publik me protestuesit ose për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme janë refuzuar disa herë, por shtoi se ai mbetet i përkushtuar ndaj dialogut.
“Oferta ime do të mbetet derisa ta pranojnë, sepse një ditë do t’u duhet të flasin me dikë,” tha Vuçiç.
Ai i ftoi protestuesit dhe në një debat televiziv, duke i ofruar atyre të zgjedhin vendin dhe kohën e takimit.
“Jo, kjo nuk ishte hera ime e parë. Në fakt, ishte thirrja ime e pestë apo e gjashtë për një dialog të hapur. Por çfarë ndryshoi këtë herë? Unë ofrova një gjë që e pashë, sepse ata reaguan shpejt, por në një mënyrë të nervozuar, nuk e di pse. Ofrova edhe një debat televiziv të hapur. Ata mund të zgjedhin temën, ata mund të zgjedhin studio-n. Unë jam i gatshëm të shkoj kudo që ata thonë. Mund të sjellin tre, katër persona, por ata duhet të jenë përfaqësuesit e tyre. Unë jam i gatshëm të diskutoj publikisht, sepse besoj se dialogu dhe biseda nuk kanë alternativë tjetër”, tha Vuçiç.
Presidenti Vuçiç mbështeti reagimin e policisë, duke theksuar se autoritetet arritën të ruajnë qetësinë dhe të shmangin viktima në këto nëntë muaj. Ai po ashtu shtoi se çdo lloj dhune në rrugë nuk është e pranueshme dhe dëmton imazhin e vendit për investime dhe turizëm.
Vuçiç u shpreh gjithashtu se, ndonëse diskutimet mbi zgjedhje të parakohshme kanë qenë intensive, ai nuk ka ndërmend të ndryshojë Kushtetutën për të qëndruar një mandat të tretë si president.
“Do të jem president për një vit e gjysmë, jo më shumë se kaq. Do të ketë një president dhe udhëheqje të re,” tha ai.
Vuçiç tha gjithashtu se deri në largimin e tij vendi do të vijojë përpjekjet për rrugën evropiane drejt anëtarësimit në BE.
“Derisa të largohem unë, Serbia do të mbetet shumë e vendosur në rrugën drejt BE-së, e përkushtuar ndaj këtij procesi dhe duke zbatuar reformat e nevojshme,” tha Vuçiç.
Kur u pyet për marrëdhëniet me presidentin rus Vladimir Putin, Vuçiç deklaroi se ato mbeten të përzemërta dhe se ai beson se Putini është i hapur për një marrëveshje paqeje në Ukrainë. Presidenti serb tha se do të mirëpriste një takim të përbashkët midis Putinit dhe homologut ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Beograd, nëse të dy palët janë të gatshme.
“Serbia mund të ofrojë mikpritje të mirë dhe një vend të sigurt për të dy liderët,” përfundoi Vuçiç, duke nënvizuar gatishmërinë e vendit të tij për t’u angazhuar në dialog dhe paqe ndërkombëtare.
Protestat në Serbi filluan pas shembjes së një tende në stacionin e trenit në Novi Sad në nëntor të vitit 2024, aksident që shkaktoi vdekjen e 16 personave.
Ky incident ngjalli një valë zemërimi popullor pasi nxori në pah korrupsionin shtetëror, pasi stacioni në fjalë sa ishte rikonstruktuar dhe ishin bërë punime tepër të dobëta.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit