Vuçiç pret në Serbi djalin e Donald Trump: Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe

11 Mars 2025 | 13:26

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një takim me Donald Trump Jr., djalin e ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vuçiç konfirmoi takimin në Serbi dhe ndau disa nga çështjet që ishin diskutuar.

Sipas Vuçiç në qendër të bisedime ishin marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe SHBA-së, si dhe çështjet aktuale që ndikojnë në skenën politike dhe ekonomike globale.

Vuçiç theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe politike, si dhe bashkëpunimin strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë.

Presidenti serb e vlerësoi takimin si një simbol të angazhimit të përbashkët për përmirësimin e lidhjeve dypalëshe dhe për të punuar së bashku në zgjidhjen e sfidave globale.

Postimi i Vuçiç:

“Një bisedë e përzemërt me @donaldjtrumpjr, djalin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara @realdonaldtrump për marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe SHBA-së dhe çështjet aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale.

Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme.

Ky takim simbolizon përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për zgjidhjen e sfidave globale.

Presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar me Donald Trump Jr., djalin e presidentit amerikan Donald Trump”, shkruan Vuçiç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu “sfidon” Mamdanin: Do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së, pavarësisht kërcënimeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se do të marrë pjesë në  Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork në vjeshtë, pavarësisht deklaratave të kryetarit...
17:27 | 27/07/2026

Shkeli ligjin zgjedhor në vitin 2022, Gjykata dënon ish-presidentin e Koresë së Jugut me 18 vite burg me kusht

Një gjykatë e Koresë së Jugut dënoi të hënën ish-Presidentin Yoon Suk Yeol me 18 muaj burg, me kusht për tre vjet, pasi e gjeti...
17:09 | 27/07/2026

Të shtëna me armë jashtë konsullatës amerikane në Toronto, hera e dytë këtë vit

Të paktën një e shtënë u qëllua jashtë konsullatës amerikane në qendër të Torontos herët të hënën, por nuk pati të lënduar, tha policia. Ky...
17:06 | 27/07/2026