Vuçiç provon verën shqiptare: Po mendoj të vij në Shqipëri për pushime

1 Shtator 2022 | 15:24

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se po mendon që të vijë në Shqipëri për pushime.

Deklaratën, Vuçiç e dha teksa provonte verën shqiptare, në Panairin e Verës, organizuar në Beograd.

“Më pëlqen shumë vera, ka një shije të çuditshme dhe më pëlqen. Më duhet të vij në Shqipëri ta shijoj më shumë. Tani më duhet të sillem sikur nuk po pi shumë, por duhet të vij aty me familjen time. Brenda vitit do vij, nuk është problem për mua. Do të doja të vija”, u shpreh presidenti serb.

Ndër të tjera, Vuçiç theksoi se Ballkani i Hapur sjell vetëm të mira dhe theksoi se të gjithë bashkë do të punojnë për shqiptarët, maqedonasit dhe serbët.

Të pranishëm në panair, ishin edhe kryeminitri i Shqipërisë, Edi Rama, i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe ai maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hamza: Ballafaqohemi çdo ditë me çmime të larta, kjo duhet ta ketë një fund

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin e parafundit të fushatës zgjedhore në Mitrovicë, ku prezentë ishin edhe vëllezërit e ish-kryetarit Kadri Veseli, Vesel Veseli...
21:28 | 05/06/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Mal të Zi, Macron dhe Merz kërkojnë konsensus për zgjerimin e Unionit

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz iu bashkuan këtë të premte liderëve evropianë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Mal të Zi, ndërsa...
15:46 | 05/06/2026

Vuçiç nga Mali i Zi: Serbia do shënojë përparim në rrugën e integrimit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, deklaroi sot në Tivat, para nisjes së Samitit “Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor”, se beson që Serbia do të shënojë...
15:41 | 05/06/2026