Vuçiç thotë se do të rezistojë sa të mundet që të mos e sanksionojë Rusinë

15 Maj 2022 | 21:23

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, tha se Serbia do të luftojë për aq kohë sa mundet që të mbajë politikën e saj për të mos i vendosur sanksione Rusisë, por theksoi se dëmi që po përjeton si rezultat i kësaj politike, është i madh.

Vuçiç tha më 15 maj për TV Prva se jeta do të ishte “dhjetë herë më e mirë” nëse Beogradi do të vendoste sanksione ndaj Moskës, por ai tha se nuk do ta bëjë një gjë të tillë, sepse Serbia, sipas tij, po ndjek një politikë të pavarur.

“Të gjithë do të thonë se Vuçiçi po njofton për vendosjen e sanksioneve. Jo, ne do të luftojmë për aq kohë sa mundemi për të mbajtur politikën tonë”, tha Vuçiç.

Ai përsëriti se Serbia e di “se sa të padrejta janë sanksionet” dhe po vepron kështu për shkak të respektimit të të drejtave, por shtoi se “populli duhet ta di se shteti po humb shumë për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë”.

Në Kombet e Bashkuara, Serbia ka votuar për rezolutat që dënojnë agresionin rus kundër Ukrainës dhe ka votuar për ta përjashtuar Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, por Beogradi nuk i është bashkuar Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione ndaj Moskës.

Zyrtarët serbë vazhdimisht kanë përsëritur se Beogradi nuk do të mbështesë sanksionet ndaj Moskës, pasi kështu mbron interesat vitale të shtetit.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Gjakovë, plagosen 4 persona. I mituri i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në Gjakovë. Mësohet se si pasojë e aksidentit katër persona kanë mbetur të plagosur mes tyre...
14:26 | 06/07/2026

Kosova sekuestron asete në vlerë 1 milion euro të një rrjeti të trafikimit të drogës

Autoritetet e Kosovës njoftuan se më 30 qershor zhvilluan një operacion, në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare, duke sekuestruar asete në vlerë prej 1 milion eurosh....
12:07 | 06/07/2026

Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa

Një zjarr i madh që shpërtheu në komunën e Oraiokastros, pranë qytetit portual të Selanikut në Greqi, ka përfshirë një zonë industriale, duke shkaktuar dëme...
15:55 | 05/07/2026