Vulin kërkon shkarkimin e ministrit të Vuçiçit, ja arsyeja

14 Mars 2023 | 18:16

Lëvizja Socialiste (PS) e Serbisë, e udhëhequr nga Aleksandar Vulin, drejtor i Agjencisë së Sigurisë së Inteligjencës, kërkoi shkarkimin e ministrit të Ekonomisë Rade Basta, i cili bëri thirrje që Serbia që t’i vendosë sanksione Rusisë.

Sipas kësaj force politike, ministri Basta kërkon të përçajë qeverinë e Serbisë duke vendosur sanksione të paligjshme, shkruan Tass.

“Tani, kur kemi nevojë për unitet, Basta kërkon të përçajë qeverinë e Serbisë për çështjen e bashkimit me sanksionet e paligjshme kundër Federatës Ruse. Është veçanërisht e turpshme që Basta fshihet pas shpinës së Presidentit të Serbisë, me qëllim që të cenohet pavarësia dhe neutraliteti që Aleksandër Vuçiç e mbron si nga të huajt, ashtu edhe nga frikacakët e tillë vendas.

Ne presim që Basta me dorëheqjen e tij nga qeveria të tregojë se sa shumë kujdeset për atë që kërkon, nëse nuk arrin të fitojë mbështetje nga ministrat e tjerë në luftën e tij kundër një politike të pavarur, neutrale dhe liridashëse të Serbisë sonë. Lëvizja Socialiste, e themeluar nga Aleksandar Vulin, kundërshton vendosjen e sanksioneve kundër Federatës Ruse”, thuhet në njoftimin e partisë.

Më herët, minsitri Basta pretendoi se Serbia “po paguan tashmë një çmim të lartë për mosvendosjen e sanksioneve kundër Rusisë” dhe i bëri thirrje shtetit që t’i bashkohet politikës së sanksioneve. Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjithë ministrave që të flasin për këtë çështje.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026