Vulin nga Moska mesazh BE-së: I gabuar dhe i kotë tentimi për izolimin e Rusisë
“Është i gabuar dhe i kotë tentimi për izolimin e Rusisë, pasi ky shtet për nga territori është më i madhi në botë”. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, gjatë një takimi me sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikolai Petrushev, në Moskë.
Ministri serb nënvizoi se përjashtimi i Rusisë nga organizatat ndërkombëtare, veçanërisht nga organizatat sikurse Interpol-i “do të ishte i dëmshëm dhe se një akt i tillë do të linte hapësirë vetëm për forcimin dhe zhvillimin e mëtejmë të krimit”.
Gjatë vizitës dyditore në Moskë, Vulin u takua me kryediplomatin rus, Sergei Lavrov dhe pas takimit ai u shpreh se serbia është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe nuk është bërë pjesë e histerisë anti-ruse.
Ndërkohë raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçiç, shkroi më 23 gusht në Twitter se kur një anëtar i Qeverisë serbe dërgon mesazhe anti-BE gjatë vizitës zyrtare në Moskë, të gjithë në Evropë e shohin këtë gjë.
LEXONI GJITHASHTU:
Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën
Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive
Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së
- 07:33 Medvedev: Finlanda do të jetë ndër objektivat e armëve bërthamore ruse
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës