Vurmo: Ndarja nga RMV nuk është zgjidhje për procesin e integrimit
Drejtuesi i Insitutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim Gjergji Vurmo thotë se ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, nuk është zgjidhja e duhur.
Për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, Vurmo u shpreh se duhet rishikuar procesi i integrimit për ta bërë atë sa më demokratizues.
“Ka një artikulim të shtuar të kryeministrit për të kërkuar ndarjen nga Maqedonia e Veriut. Nuk është zgjidhje. E para nuk varet nga Rama dhe as nga kryeministri maqedonas. Kjo varet nga Bashkimi Europian. Mendoj se ajo që do na ndihmonte ne, Maqedoninë e Veriut dhe të gjitha vendet e rajonit nuk do të ishte ndarja apo bashkimi, por rishikimi i procesit të integrimit për ta bërë zhvillimor dhe demokratizues”, tha Vurmo.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse Bullgaria nuk i heq veton Maqedonisë së Veriut, Shqipëria do të ndryshojë qasje dhe do të kërkojë ndarjen në procesin e negociatave.
Ndërsa, komisionieri për Zgjerim në Bashkimin Europian Oliver Varhyeli do të vizitojë Tiranën më 28 prill.
LEXONI GJITHASHTU
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge