“VV kërkon firma për të krijuar qeverinë”, Haziri: Tendenca të bëhen 61 nënshkrime
Vetëvendosja kërkon firma për të krijuar qeverinë, tha për Euronews Albania në edicionin informativ të mëngjesit me moderatore Esmerlad Mulaj, Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, Kosovës i duhet një qeveri uniteti me zgjidhjen e zgjedhjeve të parakohshme, ku Kosova ka pasur nevojë dhe sot mund të përdoret një qeveri uniteti, qeveri kalimtare.
“Këto ditët e fundit, zhvillimi më i ri në Prishtinë është se partia e parë po mbledh nënshkrime nga deputetët, nga ajo që ne e quajmë peticion politik, para Presidentes, vullnetin politik që partia e parë mund ta marrë për herën e dytë me mirëbesim për mandatin e dytë të qeverisë. Tendenca është që të bëhen 61 nënshkrime, ku pritet që presidentja t’ia japë për herë të dytë partisë së parë në mirëbesim për të mandatuar qeverinë. Kemi filluar me u ballafaqu me një kërkesë jo reale, që kjo legjislaturë, përkundër që nuk ka qeveri të legjitimuar, me miratu buxhetin e vitit të ardhshëm dhe të miratojë një agjendë të pagave financiare që janë ratifikime ndërkombëtare, ku lidhet edhe interesi i Kosovës në rritje në BE, që është volum financiar shumë i madh, në kohën kur Kosova ka sanksione nga BE-ja, të cilat janë të paqarta, nuk ka zbardhje, nuk ka ftesë zbardhje të agjendës politike,” u shpreh Haziri.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët protestë me traktorë dhe qumësht të derdhur para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë: Mos na lini pa bukë
“Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në
Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun