“LDK do propozojë draft për Asociacionin”, Haziri: Duhet patjetër një dokument
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri e ka quajtur të domosdoshme hartimin e një draft-statusi për asociacionin.
Ai tha se politikanët e përgjegjshëm në momente të vështira marrin vendime të vështira dhe ndaj partia opozitare do të hartojë një draft-status të cilin më vonë do ia prezantojë edhe kryeministrit Kurti.
“Politikanët e përgjegjshëm dhe të suksesshëm në nevojë marrin vendime të vështira. Kryeministrat e kanë për detyrë të ndërmarrin vendime të vështira. Kurti e ka pranuar se Asociacioni i komunave serbe do të zhvillohet. Duhet një dokument pavarësisht përmbajtjes së saj.
Ajo do të jetë një OJQ, e organizuar në formë alternative, sipas konventës europiane për qeverisjen lokale. Bashkëpunimi ndërkomunal dhe bashkëpunimi në kuadër të përvojave europiane nuk duhet të jetë pengesë në republikën e Kosovës”,-tha Haziri.
I pyetur nëse mendon se zoti Kurti do e pranonte një draft-statut të hartuar nga LDK, nënkryetari Haziri u përgjigj:
“Zoti Kurti nuk ka pranuar asgjë që LDK i ka ofruar. Ne i kemi ofruar platformën tonë negociatore dhe memoriaon dhe dijen institucionale që ne kemi në këto bisedime, kemi thënë zgjidh e merr si në tavolinën suedeze.
Ai nuk ka pranuar asnjë iniciativë të LDK-së të opozitës së Kosovë, të kryeministrave të BE-së dhe të ndërkombëtarëve të tjerë e vazhdon të mos prodhojë dokumentet e tij si kërkesë. Jam i bindur se Zoti Kurti do i bëj dy hapa pas shpejt, por pasojat do të na lënë ne mbrapa”,-tha Haziri.
Për më tepër na ndiqni në kanalin tonë në YouTube
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun