Shfrytëzonin për të lypur fëmijët e tyre të mitur, procedohen penalisht 2 gratë

7 Korrik 2023 | 11:36

Dy gra në qytetin e Fierit do të procedohen penalisht pasi shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur përkatësisht të moshave 8 dhe 10 vjeç për të lypur.

L.Ç., 36 vjeçe dhe E. O., 27 vjeçe u konstatuan në zona të ndryshme të qarkut Fier teksa kishin nxjerrë për të lypur, fëmijët e tyre.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i patrullimeve të vazhdueshme nga grupe të Policisë së Fierit, me qëllim konstatimin e rasteve kur fëmijë apo foshnje shfrytëzohen për të lypur, u evidentuan 2 raste të kësaj paligjshmërie, për të cilat janë referuar materialet procedurale në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për shtetaset L. Ç., 36 vjeçe dhe E. O., 27 vjeçe.

Këto shtetase u konstatuan në zona të ndryshme të qarkut, teksa kishin nxjerrë për të lypur, fëmijët e tyre përkatësisht 8 dhe 11 vjeç.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026