“Rrallë përgjigjet”- Rama për Kurtin: Asnjë Zhuljete s’i kam shkuar pas kaq shumë

7 Korrik 2023 | 09:29

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë për kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, i cili nuk pranoi ta takojë në vizitën që shefi i qeverisë pasi në Prishtinë. Gjatë një interviste për Klan Kosova  Rama tha se kurrë nuk i ka bërë kaq shumë kërkesa asnjë Zhuljete sa Kurtit për këtë takim.

“As në rininë time nuk i kam shkuar mbrapa një Zhuljete indiferente me aq shumë kërkesa sa i kam bërë personalisht Albinit për këtë takim, edhe për takimin e mëparshëm. Për këtë takim se është pjesë e një procesi ku Kosova është aty një nga 6 vendet. Nuk e konceptoja dot që në raportin që do bëjmë për Berlinin të shkruajmë nga Kosova s’kemi ndonjë material, propozim se s’kemi arritur të kontaktojmë. Më ka ngel hatri, sot ia bëjmë ta lëmë Kosovën”, tha Rama në Klan Kosova.

Rama komentoi gjithashtu Procesin e Berlinit dhe samitin e NATO-s dhe nevojën për të formëzuar një qëndrim të përbashkët për këto takime.

“Procesi i Berlinit udhqëhiqet nga Gjermani dhe e dimë shumë mirë se çfarë roli ka Gjermania në BE. Kosova ka nevojë sot më shumë se kurrë për të folur konkretisht për atë që duhet të jetë e ardhmja jonë e përbashkët. Nga ana tjetër ka një samit të NATO-s dhe në NATO është e pashmangshme që të trajtohet dhe kjo temë e befasishme por reale dhe konkrete që vjen si një temë e kërcënimit të sigurisë si pasojë e atyre gjërave që po ndodhin në veriun e Kosovës. Ne kemi marrë përsipër të përgatisim një raport për gjithë anëtarët e NATO-s”, tha Rama.

Lidhur refuzimin e Kurtit për të zhvilluar një takim me kryeministrin shqiptar, Rama tha se nuk mund ta interpretojë qëndrimin e tij.

“Për këtë duhet të pyesni Albinin, nuk mund të interpreton qëndrimin e tij. Gjëja më e rëndësishme sot është që njerëzit takohen, të flasin, për më tëpër kur kanë qëndrime të ndryshme. Duke u takuar dhe duke folur mbase kuptojnë më mirë qëndrimin e njëri-tjetrit. Unë jam përpjekur të komunikoj por ka qenë e vështirë.”, u shpreh Rama.

Me tej kryeministri Rama tha se Kurtit i shkruan në WhatsApp, por rrallë ai ia kthen.

“Unë flas, ai dëgjon por nuk flet”, tha Rama.

“Rrallë ma kthen por s’ka lidhje është çështje komunikimi ose vazhdimisht e përsërit mesazhin e tij”, theksoi ai.

I pyetur pse Shqipëria s’e ka përkrahur luftimin e bandave në veri, Edi Rama ka thënë se Shqipëria është shtet dhe s’është një parti politike në Kosovë.

“Shqipëria s’është parti politike në Kosovës. Unë personalisht s’kam parti poilitike të regjistruar në Kosovës. Madje madje kur Albini erdhi në Shqipëri për të nisur fsuhatën elektorale në Shqipëri, me një parti të regjistruar në Shqipëri që garonte kundër partisë time, unë e kam pritur Albinin për drekë. As nuk e kam pas asnjë problem. Dhe s’ja kam ngrit fare si çështje, se si ti vjen bën fushatë këtu kundër meje dhe do takim. Absolutisht jo. Tani çlidhje ka që Shqipëria se mbështeti Kosovën për luftën e bandave. Ne jemi shtet. S’jemi parti politike. S’kam dëgjuar asnjë prej aleatëve, që thotë se Kosova s’duhet të luftojë bandat”, tha Rama.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026