Konjufca: Draft-statuti i Ramës me elemente që çojnë në autonomi për serbët

7 Korrik 2023 | 09:48

Kryeparlamentari i Kosovës Glauk Konjufca është pyetur nëse është konsultuar me kryeministrin Albin Kurti për takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Konjufca tha se asgjë s’ndodhë pa konsultim me Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, por ka shtuar se s’ka marrë leje për t’u takuar me Ramën.

Sa i përket draft-statutit të propozuar nga Rama, Konjufca tha se me sa ai mundi të kuptonte nga biseda me kryeministrin shqiptar, ai përmban elemente që çojnë në autonomi për serbët.

“Ai pretendon që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por mua më janë dukur se elemente të caktuara të propozuara nga Rama përmbajnë autonomi territoriale për serbët e Kosovës dhe kjo është në kundërshtim të interesit të kombit shqiptar”, tha Konjufca

Kreu i Kuvendit në Kosovë shtoi po ashtu se ideja e shkëmbimit territorial e ka dëmtuar Kosovën duke aluduar se edhe kryeministri Rama ka qenë në favor të kësaj ideje.

“Ne patëm një krizë në vitin 2017 kur u duk se për Kosovën edhe Shqipëria po është në anën e opsionit që ishte shkëmbimi territorial. Dhe mendoj që kjo e ka dëmtuar Kosovën.  Mendoj që e ka dëmtuar Kosovën edhe ideja e “Ballkanit të Hapur” sepse ky është dallim prej asaj se cka ka nevojë Kosova.

Dhe tash është ky dallimi i tretë që po ashtu po e dëmton Kosovën. Kur ne jemi në të drejtën tonë dhe kur nuk po na kupton as Shqipëria.  Mendoj që prej kësaj s’ka gjëra pozitive dhe prej këtyre pozicioneve, Kosova vetëm dëmtohet”, tha Konjufca.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026