World Press Photo, ekspozita me foto të LGBTQ+, Hungaria ndalon fëmijët nën 18 vjeç 

1 Nëntor 2023 | 21:11

Të rinjtë nën 18 vjeç janë ndaluar të vizitojnë ekspozitën World Press Photo të këtij viti në Budapest pasi qeveria populiste e krahut të djathtë e Hungarisë tha se disa nga fotografitë e paraqitura aty shkelin ligjin e diskutueshëm që kufizon përmbajtjen LGBT.

Ekspozita globale, e çelur në Muzeun Kombëtar të Hungarisë, pret më shumë se katër milionë vizitorë nga e gjithë bota çdo vit. Misioni i saj është të sjellë mbulim vizual të një sërë ngjarjesh të rëndësishme për një audiencë të gjerë.

Por një grup prej pesë fotografish nga fotoreporterja filipinase Hannah Reyes Morales, u bë shkak që  një politikan hungarez i së djathtës ekstreme të paraqiste një ankesë në ministrinë e kulturës të vendit, e cila konfirmoi se ato shkelnin një ligj hungarez që ndalon shfaqjen e përmbajtjes LGBTQ+ për fëmijët.

Tani, edhe me pëlqimin e prindërve, ata nën 18 vjeç nuk lejohen më të vizitojnë ekspozitën. Drejtuesit e World Press Photo shprehën keqardhjen për vendimin e qeverisë hungareze dhe thonë se është hera e parë që një gjë e tillë u ndodh në Evropë.

Fotografitë kontroverse tregojnë një komunitet të të moshuarve LGBTQ+ në Filipine, të cilët kanë ndarë një shtëpi për dekada dhe janë kujdesur për njëri-tjetrin ndërsa plaken, gjithashtu tregojnë momente të tjera nga jeta e këtij komuniteti.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026