Xhaçka drejton takimin me Francën për krimet në Ukrainë
Shqipëria dhe Franca, në bashkëpunim me Ukrainën do të takohen për të diskutuar mbi sigurimin e llogaridhënies për krimet ruse në Ukrainë.
Takimi do të zhvillohet në kuadër të Këshillit të Sigurimit, të enjten.
Këtë takim do ta drejtojë ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, dhe pritet të zgjasë 3 orë.
Takimi do të ketë në fokus diskutimet mbi llogaridhënien dhe rëndësinë e dokumentimit të krimeve të kryera në Ukrainë pas agresionit të Rusisë.
Po ashtu, në fokus do të jetë mobilizimi i komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar mekanizmat ligjorë ndërkombëtarë, si Gjykata Ndërkombëtare Penale apo gjykatat e vendeve për të përdorur juridiksionin universal për të mos lejuar pandëshkueshmërinë; kjo bëhet për të sjellë para drejtësisë personat përgjegjës për krimet ndaj njerëzimit të kryera në Ukrainë.
Ky takim vjen një muaj pas themelimit në OKB të “Grupit të Miqve për Llogaridhënie pas agresionit rus”, ku Shqipëria është bashkëkryetare.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 08:46 Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës problematikë për dëmet në pyje-kullota
- 08:26 Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme
- 08:17 Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE