Xhaçka pret kryetaren e radhës e OSBE, Ann Linde: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka priti sot kryetaren e radhës e OSBE, ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, ministrja Xhaçka e vlerësoi vizitë e znj. Linde në Shqipëri, tregues të rëndësishëm të vëmendjes së OSBE ndaj rajonit tonë. Ajo theksoi se Ballkani Perëndimor ka përparuar në rrugën e stabilizimit, zhvillimit e bashkëpunimit, por shtoi se Bashkimi Europian ka paqartësi lidhur me hapat e mëtejshëm të rajonit në procesin e integrimit.
Sipas znj. Xhaçka, Shqipëria është e gatshme të ndajë eksperiencën me Suedinë në krye të OSBE, ndërsa theksoi se vendi ynë është provë e pakundërshtueshme e transformimit nga angazhimi multilateral.
Nga ana e saj ministrja e jashtme e Suedisë, vlerësoi për qeverinë shqiptare dhe kontributin e dhënë në krye të OSBE.
Znj. Anne tha se Suedia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, si një partner i angazhuar në përmbushjen e të gjitha reformave.
“Mirëpresim progresin që keni bërë dhe ju inkurajojmë për më tepër”, u shpreh kryetarja e radhës e OSBE.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta