Xhaçka njofton sanksionet e Shqipërisë ndaj Rusisë

27 Shkurt 2022 | 18:49

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka prezantoi sanksionet e marra nga Shqipëria për Rusinë, pasi kjo e fundit po sulmon ushtarakisht Ukrainën prej 4 ditësh.

Xhaçka tha se Shqipëria iu është bashkuar masave shtrënguese të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, përfshirë ngrirjen e aseteve bankare.

“Këto masa kanë karakter individual dhe ekonomik”, sqaroi ministrja.

Sanksionet e Shqipërisë ndaj Rusisë:

  • Shkrirje e aseteve bankare të 654 individëve, nisur nga Putini, si edhe të 56 subjekteve.
  • Sanksione ekonomike që përfshijnë masa kufizuese në financë, energji, transport dhe teknologji.
  • Shqipëria mbyll hapësiren ajrore për kompanitë ajrore ruse.
  • Shqiperia nuk do të luajë asnjë ndeshje sportive kundër Kombetares së Rusise, me të cilën Shqipëria kishte një ndeshje të programuar në qershor të 2022.
  • Nuk do të lejohen të hyjnë në Shqiperi personat e listuar nga BE.

Xhaçka tha se po hartohet baza ligjore për zbatimin e këtyre masave shtrënguese, ndërsa rezoluta e propozuar nga Shqipëria do të votohet për t’u diskutuar në Asamblenë e Përgjithshme.

Ajo njoftoi po ashtu se po punohet për t’i ofruar Ukrainës ndihma spitalore dhe ushtarake.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar në Durrës Adi Çobën, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët italo-shqiptar “Ura”....
23:25 | 01/07/2026

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër...
22:16 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026