Xhaçka reagon ndaj deklaratave të ministrit britanik kundër shqiptarëve

14 Janar 2023 | 22:22

Ministria e Jashtme Olta Xhaccka ka dënuar deklaratat e bëra nga ministri britanik për Emigracionin kundër shqiptarëve.

Xhaçka i ka cilësuar të turpshme deklaratat kundër emigrantëve shqiptarë të përdorura nga ministri Robert Jenrick, ndërsa shton se ky është një linçim që i bëhet një komuniteti që ka kontributin e tij në ekonominë dhe shoqërinë e Britanisë së Madhe.

Teksa shprehet e shokuar, Xhaçka tha se deklarata të tilla bëhen pas një komunikate të përbashkët të kryeministrave të Shqipërisë dhe Britanisë të cilët vlerësuan rolin e diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe.

Deklarata e plotë në Twitter:

E tronditur dhe pa fjalë kur dëgjoj një Ministër Shteti përgjegjës për Emigracionin të përdorë një gjuhë të tillë për disa vota më të mjerueshme. ‘Gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin’! Një linçim verbal i një grupi të tërë etnik në gjuhën që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët vetëm disa javë pas një komunikate të përbashkët të kryeministrave të Shqipërisë dhe Britanisë të cilët vlerësuan rolin e diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kulturën, ekonominë dhe shoqërinë e të dy vendeve. Një veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër i një demokracie të madhe që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur këtë të mërkurë në Euronews Albania lidhur me zhvillimet politike brenda dhe jashtë PS-së. Klosi është...
21:56 | 15/07/2026

Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar për mediat debatin e zhvilluar me anëtaren e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj, gjatë mbledhjes së forumit. Berisha...
21:31 | 15/07/2026

Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të PD-së ditën e sotme, ku janë diskutuar çështje të aktualitetit kombëtar, përfshirë...
20:16 | 15/07/2026