Xhaçka takon ministrin Dendias në Athinë: Diskutim konstruktiv mes dy vendeve
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ndodhet sot në Athinë, ku ka zhvilluar një takim me homologun e saj Nikos Dendias.
Në një postim në Twitter, Xhaçka shprehet se Shqipëria dhe Greqia patën një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve tona.
“Athinë, kënaqësi të takoja homologun tim Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Shqipëria dhe Greqia patën një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve tona. Mirënjohje Ministrit Dendias për rolin e tij në thellimin dhe zgjerimin e partneritetit midis dy vendeve tona dhe mbështetjen për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE. Ndamë të njëjtin vizion dhe dëshirë për të ardhmen e marrëdhënieve tona dhe të rajonit në tërësi dhe jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë së bashku në gjetjen e mënyrave të reja për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive për të mirën e popullit tonë dhe të rajonit”, shkruan ministrja në një postim në rrjetet sociale.
LEXONI GJITHASHTU:
- Blinken: Nëse Putin dëshiron, lufta mund të përfundojë nesër
- Gazetarja: Ish-vjehrra e ka kërcënuar 35 vjeçaren, do ta marr fëmijën i thoshte
- Gjenetika e kancerit, Xhetani: Po synohet që çdo individ të trajtohet sipas gjeneve
PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale
Seanca e fundit plenare e sesionit parlamentar, rendi i ditës. Qytetarët protestë para Kuvendit
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 08:53 Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik. Ndërhyn policia (VIDEO)
- 08:43 PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale
- 08:42 Protestë para Kuvendit, qytetarët marshojnë drejt Parlamentit. 500 forca policie në gatishmëri
- 08:35 Seanca e fundit plenare e sesionit parlamentar, rendi i ditës. Qytetarët protestë para Kuvendit
- 08:26 Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona
- 08:24 Rusia kufizon transportin detar gjatë natës në portin e saj më të madh të mallrave pas sulmeve me dronë ukrainasë