Xhafaj: Bashkim Fino e ndërtoi karrierën me sakrifica, ishte shembull bashkëpunimi në PS
Sot si rrallëherë, të gjitha krahët e politikës në Shqipëri u solidarizuan, heshtën dhe reflektuan për ndarjen nga jeta të politikanit Bashkim Fino.
Deputeti Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, i ftuar në studion e “Ilva Now”, shprehu pikëllimin e tij për humbjen e mikut dhe kolegut, duke kujtuar rrugëtimin që kanë bërë në fushat e karrierës së përbashkët.
“Ishte një humbje e papritur dhe e madhe ndarja nga jeta e mikut dhe kolegut Bashkim Fino. Kemi bërë një rrugëtim të gjatë së bashku në qeveri, në legjislativ dhe në Komisionin e Ligjeve ku kemi punuar së bashku. Bashkimi bëri disa beteja për jetë, si pak kush luftoi për të por nuk arriti t’ia dalë kësaj të fundit, pandemisë”, u shpreh z. Xhafaj.
Xhafaj e cilësoi vdekjen e Bashkim Finos si një humbje të madhe për Partinë Socialiste, pasi Fino krijonte një frymë solidariteti dhe bashkëpunimi, akoma edhe në rastet kur lindnin problematika brenda partisë.
“Është një humbje e madhe për familjen socialiste por në radhë të parë për familjen e tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët. Sa herë në brenda familjes socialiste si në çdo familje tjetër kemi pasur probleme, sfida, beteja, Bashkimi është përpjekur për të dhënë frymë bashkëpunimi dhe solidariteti mes nesh”, tha z. Xhafaj.
Deputeti i PS e cilësoi Bashkim Finon si shembull të sakrificës për nga mënyra se si ai e ka ndërtuar karrierën e tij. Sipas Xhafajt, sjellja e mirë e Finos prej politikani dhe ligjvënësi kanë bërë që sot si rrallëherë të gjitha krahët politike të shfaqin solidaritet, reflektim dhe respekt.
“Vepra e tij është një kujtim po edhe shembull njeriut të sakrificës. Unë mendoj se e ndërtoi karrierën e vet me punën dhe sakrificat e tij. Është momenti për të nderuar kujtimin e tij dhe për të reflektuar se si duhet të sillemi edhe si politikanë edhe si ligjvënës në raport me qytetarët e këtij vendi”, shtoi deputeti i PS.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës