English

Xhafaj prezanton draftin e Anti-korrupsionit: Do punojmë me 20 ekspertë të huaj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Komisionit AntiKorrupsion, Fatmir Xhafaj, zhvilloi një konferencë për mediat ku theksoi rëndësinë e zhvillimeve të fundit të këtij komisioni, duke përmendur refuzimin e ftesave nga disa institucione të larta të drejtësisë.

- Advertisement -

Ai njoftoi se shumë institucione dhe ekspertë kanë pranuar të kontribuojnë në këtë proces.

Në vijim, ai njoftoi se do të organizohen forume të dialogut qytetar për të trajtuar çështje të ndjeshme lidhur me luftën kundër korrupsionit.

Ky draft sipas Xhafaj, do t’u dorëzohet edhe konsulentëve ndërkombëtarë për të siguruar një vlerësim të plotë të përpjekjeve për të luftuar korrupsionin në vend.

Xhafaj theksoi se reforma në drejtësi është një nga lëvizjet kryesore për shtetndërtimin shqiptar dhe shprehu krenarinë për iniciativën dhe zbatimin e saj.

Ai vuri në dukje rezultatet pozitive të SPAK-ut, duke theksuar se po kontribuon në eliminimin e pandëshkueshmërisë.

“ Në vijim është menduar të organizohen edhe forumet e dialogut qytetar, me fokus një sërë çështjesh të ndjeshme për qytetarët, për luftën kundër korrupsionit. Forume në nivel vendor dhe në universitete. Ky draft do të konsutohet me institucione shtetërore dhe grupet e inetersit, për tu njohur me këndvështrimet  e tyre në fushat respektive, për të vlerësuar gjetjet e këtij dokumenti dhe angazhimet e shteit shqiptar në bashkëpunim me BE. Ky draft do tu jepet edhe konsulentëve ndërkombëtar… Ftesës sonë për kontribut, i janë përgjigjur pozitivisht disa institucione që do të kontribuojnë në cilësinë e konsulentëve. Në përgjigje të ftesës sonë kanë konfirmuar ftesën mbi 20 ekspertë të huaj, mbi 20 ekspertë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, pedagogë të së drejtës etj. Në fund por jo nga rëndësia dua të trajtoj edhe një cështje që është përmendur. Ne e konsiderojmë reformën në drejtësi një prej lëvizjve emë të mëdha në shtetndërtimin shqiptar. Jemi shumë krenar që kemi iniciuar dhe zbatuar reformën në drejtësi. Shtyllat e reformës në drejtësi janë të panegociushme. Vlerësojmë rezultatet positive nga kjo reformës, nëpërmjet veprimtarisë së SPAK e cila po kontribuon në dhënien fund të epokës së pandëshkueshmërisë”, tha Xhafaj.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Çfarë mendimi keni për sulmet me bomba molotov ndaj institucioneve në protestën e opozitës?