Ditmir Bushati kundër “komisionit Xhafaj”: Nuk kemi nevojë për të shpikur rrotën
Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se qeveria duhet të jetë gjithmonë luftëtari kryesor kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar.
I pyetur për komisionin anti-korrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj, ish-ministri Bushati tha se komisione të tilla janë të vlefshëm, por kjo është nuk i takon komisioneve bipartizane, porse i takon ekzekutivit.
“Mendoj se komisionet parlamentare e sidomos ato bipartizane mendoj se janë të vlefshme dhe vetëm sa mund ti bëjnë mirë klimës politike në vend. Sidomos kur këto komisione marrin një kohë të caktuar dhe mundohen të shqyrtojnë çështje që kanë të bëjnë me reformën kushtetuese.
Ka një debat mes disa profesionistëve, mes të cilit mendohet se kushtetuta mund të kërkojë një rishikim më tërësor. Për këtë nevojitet një ambient politik më i paqtë. Gjithashtu mund të duhet një kuadër i ri institucional në vend. Këto natyrisht kërkojnë komisione bipartizane. Por kur flasim për këto tema, të antikurrupsionit, këto nuk janë tema të parlamentit por të ekzekutivit”-tha ish-ministri.
I pyetur se cili është qëllimi për të ngritur një komision të tillë Bushati tha se këtë nuk mund ta dijë se nuk është propozues.
“Unë nuk e di se unë nuk jam propozues, por ju them se cilat janë standardet dhe praktikat dhe ne nuk kemi nevojë të shpikim rrotën”,-tha Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave
Sondazhi i OECD: Shqiptarët shtyjnë daljen në pension për shkak të pasigurisë financiare
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret