“Ramës nuk i intereson anëtarësimi në BE”, Curri: Autokrat me të njëjtat batuta
Analisti, Arjan Curri ishte i ftuar këtë të martë në Now me Erla Mëhillin për të diskutuar rreth çeljes së grup-kapitujve për negociatat e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Sipas Currit, diskursi që Rama përdor, tregon se ai kërkon të rrëmbejë protagonizmin në sytë e anëtarëve të unionit, duke e cilësuar kryeministrin kështu si një “autokrat që përsërit po të njëjtat batuta filmash”.
Më tej analisti sqaroi se duhet marrë parasysh që demokratizimi i brendshëm i vendit dhe krijimi i një klase politike totalisht të re di të jenë mekanizmat e vetëm që do të mund t’a afrojnë Shqipërinë drejt Bashkimit Europian.
“Ramës nuk i bëhët vonë fare a do futemi ose jo Evropë. Rrëmbën protagonizmin e ditës, bëhet si ai i cili e loboi këtë ditë. Nëhet si ai i cili duhet të jetë aty ku ishte 10 vitesh, të jetë edhe pas 10 viteve në momëntin që do mundtë hyjmë në BE. Ndërkohë që gjatë këtij procesi ka ndryshuar gjithë struktura e BE, këtu ngelet po i njëjti autokrat që përsërit pot ë njëjtat batuta filmash. Negociatat mund të zgjasin edhe pafundësisht. Turqia i ka hapur negociatat në 3 Tetor të 2005-ës, 20 vjet ka që negociojnë dhe ç’bëjnë? Hapin kapituj, mbyllin kapituj dhe rikthehen nga e para. Duhet tu themi shqiptarëve që kjo nuk është ndonjë gjë e madhe, nëse ne nuk demokratizohemi së brendshmi, nuk ndryshojmë gjithë klasën politike dhe presim nga Evropa që të na marrin me zor, ne duhet të bëhemi vetë,” –tha Curri.
LEXONI GJITHASHTU:
Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret