“Arroganca e Ramës do bjerë”, Çollaku: Negociatat lajm i mirë për opozitën
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ishte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin për të diskutuar mbi çeljen e grup-kapitujve të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Ai theksoi se ky është një hap i vonuar, por një lajm shumë i mirë për vendin dhe për opozitën.
Çollaku theksoi se vlerësimi i tij është se kjo qeveri nuk do t’i shpëtojë kërkesave të BE-së, duke nënvizuar se vendi ka nevojë për një kurs të qartë drejt integrimit evropian.
“Është shumë i vonuar, por një lajm shumë i mirë për momentin, për vendin. Është akoma dhe më i mirë për ne si opozitë. Nga sot qeveria e Ramës në rast se deri dje, ajo që thonim: faktori ndërkombëtar, këshillet ndërkombëtare, kanë qenë tërheqje xhakete. Kurse sot qeveria e Shqipërisë vendosi në mënyrë institucioanle nën një mekanizëm kontrollues, siç është BE. Hapat që do duhet të ballafaqohet Shqipëria janë të tillë që nuk do mundet asnjë manovër pushteti që do i shpëtojë. Në vlerësimin tim kjo qeveri nuk i shpëton dot këtyre kërkesave, ose vendi do vijojë nga kursi i BE. Kjo qeveri rrezikon të markohet nga një aspiratë që ka nevojë vendi ynë dhe Ballkani Perëndimor,” –tha Çollaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret