Xhaferraj-Ramës: Më vjen keq për ty, merresh me ‘Berishën’ 12 vjet më parë

24 Nëntor 2022 | 12:04

“Më vjen turp për gjendjen e kryeministrit të vendit tim”.

Kështu tha deputeti demokrat Ferdinand Xhaferri, teksa tregoi në Kuvend një video të Ramës dikur në opozitë, që i kërkonte llogari qeverisë Berisha për përmbytjet.

Xhaferri, i cili kishte kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama lidhur me përmbytjet, i kujtoi Ramës së 10 vjet më parë fliste për struktura të posaçme që të japin zgjidhje, ndërsa 10 vjet më vonë sipas tij nuk foli për asnjë zgjidhje situate.

“Ne i shtruar 8 pyetje të arsyeshme për të cilat qytetarët meritojnë përgjigje të arsyeshme. Por morëm vetëm hedhje faji dhe akuza si qeveriste Berisha 12 vjet më parë. Kjo është e vetmja punë që di të bëjë kjo qeveri”, tha Xhaferri.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend nënvizoi se nuk është e nevojshme shpallja e gjendjen së emergjencës për përmbytjet.

Rama tha se në Shkodër ka pasur vetëm 30 banesa të përmbytura dhe 15 në Durrës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, kyçe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti këtë të hënë në Tiranë një delegacion të Komisionit për Çështjet Evropiane të Asamblesë Kombëtare...
17:00 | 06/07/2026

Rama: Bizneset shqiptare duhet të përgatiten për tregun e BE-së, po vjen një transformim i pandalshëm

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të Programit Kombëtar për Përgatitjen e Biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian, theksoi se qeveria do të mbështesë sipërmarrjet shqiptare...
11:55 | 06/07/2026

Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Ulsi Manja, pas diskutimeve në javën e...
11:06 | 06/07/2026