‘Po diskutohet një plaçkitje’, Berisha: Rama, 60% të aksioneve në Portin e Durrësit

24 Nëntor 2022 | 10:24

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideron plaçkitje projektin për Portin e ri turistik të Durrësit.

Gjatë fjalës së tij në seancën në Kuvend, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama kërkon të shndërrojë në pronë dhe pasuri personale, pronën publike më të madhe dhe më të çmuar që kanë shqiptarët sot.

Sipas Berishës, Rama do të ketë 60% të aksioneve në Portin e ri të Durrësit.

“Sot, këtu diskutohet për plaçkitjen më të madhe në historinë kombëtare të një prone publike, nga një grup i kryesuar nga Edi Rama, i cili kërkon të shndërrojë në pronë dhe pasuri personale, pronën publike më të madhe dhe më të çmuar që kanë shqiptarët sot, Portin e Durrësit. Në këtë akt të kësaj mega-afere të pashembullt, kërkohet t’u kufizohet me çdo kusht fjala deputetëve të parlamentit. Sigurisht me marrëveshjen që votuat në vitin 2020, edhe atë me procedurë të përshpejtuar, marrëveshjen me Emiratet, ju në kundërshtim me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë, i krijuat grupit të Edi Ramës të gjitha favoret dhe avantazhet dhe garancitë ligjore për këtë plaçkitje të tmerrshme dhe të pashembullt në historinë e një vendi.

Sot, ju kërkoni të varrosni portin shekullor mijëravjeçar të Durrësit si pronë publike të shqiptarëve dhe ta shndërroni këtë në pronë private të klanit Rama dhe të ndonjë arabi okazional. Të një arabi që u zotua për katër miliardë euro investim buzë Danubit në Beograd dhe përfundoi me 20 milionë euro të tjerat që i morën vëllezërit Kariç. Historia e kësaj vjedhje është më e turpshmja, më kriminalja. Klani Rama ka 60 përqind të aksioneve, kaq thuhet, se nuk tregohet se çfarë ka Rama dhe çfarë ka Alabari, nuk do e marrim vesh ndonjëherë. Ky klan u përvetëson shqiptarëve 200 mijë metër katror në pjesën më të kushtueshme të Durrësit; ky klan u zhduk atyre portin mijëravjeçar që ka qenë gjithnjë porta e hyrjes së Europës drejt Ballkanit dhe Ballkanit drejt Europës, ka qenë nyja kryesore që lidhej me Konstandipojën”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026