Xhaxhai i Aleks Nikës: Shpresa te SPAK dhe Gjykata e Strasburgut! Përgjegjësi i 21 janarit nuk duhet të harrohet

21 Janar 2026 | 10:45

Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika ka folur për mediat ndërsa ka bërë thirrje për vendosjen e drejtësisë lidhur me 21 janarin. Nika u shpreh se shpresojnë që autorët të përballen me ligjin. Sipas tij është koha për sqarimin e plotë dhe veprime konkrete.

“Sot shpresa jonë e vetme është vendosja e drejtësisë dhe ndëshkimi i autorëve të vrasjeve të 21 janari nga SPAK. E vërteta duhet të dalë në dritë dhe përgjegjësit të përballen me ligjin pa asnjë lloj mbrojte apo ndikimi politik.

Shpresa e fundit për të bërë drejtësi e ndëshkuar vrasësit e vërtet të 21 janari është në duart e hetuesve dhe prokurorëve që kanë dosjen në dorë.

Kjo nuk është kohë për lojëra politike apo shmangie përgjegjësish. Është koha për sqarim të plotë para opinionit publik dhe për veprime konkrete nga institucionet kompetente”, tha ai.

Nika shtoi se nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi dhe se shpresat e tyre janë te SPAK-u dhe Gjykata e Strasburgut.

“Vij çdo vit për shpirtin e Aleksit, nipit tim dhe të familjarëve të tjerë. Shpresoj që ambasadorët e vendeve aleate të na dëgjojnë. Ata na kanë premtuar se do të na mbështesin. Shoqëria shqiptare pret që të bëhet drejtësi. Ne nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi. Përgjegjësi nuk duhet të harrohet. Qëndrojmë me shpresë te SPAK-u dhe Gjykata e Strasburgut” shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026