Xhelal Mziu dorëhiqet si kryetar i degës së PD: Kandidoj për Bashkinë Kamëz
Xhelal Mziu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së PD Kamëz.
Vetë ish-kryebashkiaku i Kamzës e konfirmoi për Euronews Albania lajmin.
Burime nga PD bëjnë me dije se ky vendim i Mziut lidhet me garën e brendshme në parti, ku sipas një udhëzimi të nxjerrë nga kryesia e PD-së, kandidatët për kryetarë bashkie dhe ata për deputetë duhet të propozohen nga anëtarësia e demokratëve.
I njëjti udhëzim i ndalon kryetarët dhe sekretarët e degëve të propozohen si kandidatë në zgjedhjet e brendshme, për të shmangur ndikimin që ata kanë.
Në rast se duan të kandidojnë duhet të japin më parë dorëheqjen nga këto funksione.
Ditën e sotme Mziu ka zhvilluar një takim me kreun e PD Lulzim Basha të cilit i ka komunikuar vendimin e tij për dorëheqje nga drejtimi i degës së Partisë Demokratike në Kamëz.
Mziu nuk ka shprehur ambicien për të kandiduar si deputet, por emri i tij duhet të propozohet nga baza, proces që duhet të përfundojë brenda shtatorit 2020.
Më parë kanë dhënë dorëheqjen Luan Baçi, kreu i PD Fier dhe Andrea Mano, kreu i PD dega Korçë.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta