“Çdo person i dyshimtë do e pësojë si ai i Elbasanit”, Mziu shfaq shenja pendese për deklaratën para demokratëve
Kryesuesi i listës së Partisë Demokratike në Dibër, Xhelal Mziu gjatë një takimi elektoral ka deklaruar se qytetarët duhet të raportojnë te Strukturat e Mbrojtjes së Votës për çdo person të dyshimtë që lëviz në lagjet e tyre.
Mziu theksoi se këta persona (të dyshimtë) do ta pësojnë si rasti i Elbasanit, duke iu referuar kështu ngjarjes që ndodhi pak ditë më parë në lagjen “5 maji” ku humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.
“Kemi ngritur grupet e gatshme, nga sot edhe në vazhdim çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit”, u shpreh kandidati i PD-së gjatë një takimi elektoral në Dibër.
Por, menjëherë Mziu ka shfaqur pendesë për këtë deklaratë të bërë para demokratëve, ku sipas tij gjithçka ndodhi nga emocionet e forta të momentit.
“Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit. Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam kundërdhunës”, shprehet Mziu.
“Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve”, përfundon ai.
Lexoni gjithashtu:
Gazment Bardhi shpjegon rrethanat e vrasjes në Elbasan: Autori nuk është shoqërues i imi
Policia arreston 11 persona për përplasjen me armë në Elbasan
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta