‘Xhelozi’ për pagat, deputetët e Komisionit të Ligjeve debate për rrogat e KQZ-së
Komisioni i Ligjeve miratoi strukturën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Akti i cili ishte dakordësuar ndërmjet Ilirjan Celibashit dhe deputetëve të Komisionit të Ligjeve nuk kaloi pa debate ndërmjet tyre, ku xhelozia për rrogën e komisionerit dhe zëvendëskomisionerit shtetëror të zgjedhjeve nuk mungoi nga relatori Bashkim Fino.
Debati lindi pasi deputeti Adriatik Alimadhi deklaroi se kishte votuar pro Celibashit në krye të KQZ-së dhe kërkoi barazim të pagës së dy titullarëve të institucionit.
“Jemi shumë, shumë korrekt dhe nuk bëhemi as xhelozë. Unë personalisht që nuk e kam votuar zotin Celibashi se ti e paske votuar, nuk bëhem xheloz se do marrë më shumë se unë apo nënkryetarja e komisionit, që kam 30 vjet në politikë”, tha z. Fino.
Deputetët socialistë në komision morën përsipër që të përfaqësonin edhe opozitën joparlamentare në plotësimin kërkesave në strukturën e KQZ-së.
“E kemi pasur vetë merak opozitën. Nuk duhet të ketë merak nënkomisioneri se nuk ia kemi akomoduar kërkesat. Të na rrojë opozita, aty në komision është shumë mirë e akomoduar”, tha deputeti Ulsi Manja.
Por, pavarësisht debateve e xhelozive, deputetët e komisionit dhanë votën pro miratimit te strukturës së KQZ-së.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta