Xi-Putin bashkojnë forcat, lideri kinez mbërrin në Moskë

Xi-Putin
20 Mars 2023 | 15:40

Presidenti kinez Xi Jinping ndodhet në Moskë për një vizitë dyditore, e para që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

Ai është takuar me presidentin rus Vladimir Putin, me të cilin ka diskutuar për planin kinez të paqes në Ukrainë, si dhe për partneritetin gjithëpërfshirës dhe bashkëpunimin strategjik. Takimi në fjalë ka qenë informal, ndërkohë që ai zyrtar do të zhvillohet të martën dhe do të pasohet nga një konferencë shtypi.

Në momentin e mbërritjes në kryeqytetin rus, i pritur me tapet të kuq, Xi vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes Kinës dhe Rusisë.

“Jam besimplotë se vizita do të jetë e frytshme dhe do t’i japë një hov të ri zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve ruso-kineze”, deklaroi Xi, i cituar nga agjencia e lajmeve “AFP”.

Ndërsa Putin, nga ana e tij, në një takim me zyrtarë të qeverisë ruse do të deklaronte se marrëdhëniet dypalëshe kishin arritur një nivel të paprecedent mirëbesimi.

Vizita po zhvillohet pak ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër-arrest për presidentin Putin, për krime luftë dhe për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas.

Muajin e kaluar, Pekini ofroi një seri propozimesh për dhënien fund të konfliktit, ndaj të cilave Perëndimi reagoi në mënyrë të moderuar.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian më herët i kanë bërë thirrje Kinës që të mos furnizojë Rusinë me armë, pretendim ky që është hedhur poshtë nga vendi aziatik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë

Pesë dronë vetëvrasës u rrëzuan mbi qytetin verior të Irakut, Erbil, pasi u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan...
22:22 | 22/07/2026

Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë

Ushtarët e Polonisë dhe Gjermanisë po punojnë së bashku për të përforcuar kufirin polak me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar krahun lindor...
22:19 | 22/07/2026

SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, paralajmëroi se kompanitë kineze mund të përballen me sanksione dhe kufizime eksporti nëse përfshihen në vjedhje në shkallë...
22:17 | 22/07/2026