Xi thirrje për unitet, teksa Kina hyn në “fazën e re” të politikës kundër COVID-it

31 Dhjetor 2022 | 22:45

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, më 31 dhjetor bëri thirrje për më shumë përpjekje dhe unitet, teksa shteti po hyn “në fazën e re” të politikës kundër pandemisë COVID-19.

Këto ishin deklaratat e para të tij që kur Qeveria kineze ndryshoi politikën kundër pandemisë tri javë më parë, duke lehtësuar masat e ashpra që shteti kishte pasur në fuqi, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Gjatë një fjalimi televiziv për Vitin e Ri, Xi tha se Kina ka tejkaluar vështirësi dhe sfida të paprecedentë gjatë luftës kundër sëmundjes COVID-19 dhe se politikat e saj ishin “optimiste” kur situata dhe koha i kërkonte.

“Që nga shpërthimi i epidemisë shumica e kuadrove dhe masave, veçmas personeli mjekësor, punëtorët esencialë u përballën me vështirësi dhe qëndruan me guxim”, tha Xi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026