‘Yjet’ e 2022 në futbollin shqiptar, publikohen emrat e të nominuarve
Protagonistët kryesorë të futbollit në Shqipëri, ata të cilët shkëlqyen përgjatë vitit që lamë pas do të kenë mundësinë të vlerësohen për performancën e tyre.
FSHF organizon mbrëmjen gala ku do të shpërndahen disa çmime duke nisur nga “Topi i Artë” për meshkuj dhe futbollin e vajzave, trajnerin e vitit, talenti i 2022 si dhe arbitri më i mirë.
Në garën për “Topin e Artë në futbollin e meshkujve janë Xhuliano Skuka, Redon Xhixha dhe Mentor Mazrekaj, tek vajzat Sara Maliqi, Esmeralda Franja dhe Megi Doçi. Sa i përket trajnerëve, emrat e nominuar janë Mirel Josa, Shpëtim Duro dhe Orges Shehi.
Ndër të tjera, do të përzgjidhen dhe talentet e vitit në futboll. Në garë janë Arinaldo Rrapaj, Simon Simoni dhe Rejan Alivoda. Në anën tjetër, Rosela Vasa, Gelda Kadiolli dhe Xhesika Ndoj.
Një çmim vlerësimi do të ketë dhe për gjyqtarin më të mirë, njëri mes Juxhin Xhajës, Eldorian Hamitit dhe Enea Jorgjit. Po ashtu do të shpërndahen dhe çmimet “Këpuca e Artë” për golashënuesit, ndërkohë nuk do të mungojë as formacioni i vitit.
Mbrëmja gala do të zhvillohet më 27 janar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe do të nisë në orën 19:00.
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026