Ylli i muzikës pop humb shikimin, John: Nuk mund ta shoh muzikalin tim “Devil Wears”

3 Dhjetor 2024 | 19:33

Ylli britanik i muzikës pop, Elton John ka zbuluar në një performancë gala të muzikalit të tij të ri ”The Devil Wears Prada” (”Djalli vishet me Prada”), për të cilin ai ka shkruar muzikën, se fizikisht nuk është në gjendje ta shohë shfaqjen për shkak të problemeve të vazhdueshme me shikimin, sipas ”The Guardian”.

Duke folur në skenë, këngëtari 77-vjeçar falenderoi bashkëshortin e tij David Furnish, i cili, sipas tij, ”ka qenë personi ku është mbështetur gjithmonë”.

“Unë nuk kam qenë në gjendje të vij në shumë nga përgatitjet për vënien në skenë sepse, siç e dini, kam humbur shikimin. Kështu që është e vështirë për mua ta shoh atë. Por, më pëlqen ta dëgjoj dhe djali luajti mirë sonte”, shtoi ai.

Në shtator, John zbuloi se një infeksion i rëndë i syrit që ai mori në korrik, ndërsa ishte në Francë, ia kishte lënë të verbër syrin e djathtë dhe me “vetëm shikim të kufizuar” në të majtin.

”Po shërohem, por është një proces jashtëzakonisht i ngadalshëm dhe do të duhet pak kohë përpara se shikimi të kthehet në syrin e prekur”, shkroi ai në një deklaratë të shpërndarë në median sociale. ”Unë jam shumë mirënjohës për ekipin e shkëlqyer të mjekëve dhe infermierëve dhe familjen time, të cilët janë kujdesur kaq mirë për mua gjatë disa javëve të fundit”, theksoi ai.

Javën e kaluar, John i tha ”Good Morning America” se shikimi po vononte albumin e tij të ardhshëm me bashkëpunëtorin e tij prej një kohe të gjatë, Bernie Taupin.

”Fatkeqësisht humba shikimin në syrin tim të djathtë në korrik, sepse kisha një infeksion  dhe kanë kaluar katër muaj që nuk mund të shoh… Unë jam i bllokuar për momentin”, thotë John.

”The Devil Wears Prada” sapo është hapur në ”West End” të Londrës në teatrin ”Dominion”.

Performanca gala e së dielës në mbrëmje u organizua për të mbledhur fonde për fondacionin ”Elton John Aids”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, mungoi në lutjet mortore për babanë dhe paraardhësin e tij, ajatollahun Ali Khamenei, të mbajtura herët në mëngjesin e...
12:16 | 05/07/2026

Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit

Ministri i Informimit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Boris Bratina, në cilësinë e të dërguarit të Qeverisë së Serbisë, mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së...
11:18 | 05/07/2026

SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn

Të paktën tetë persona, përfshirë katër fëmijë, u plagosën në një incident me të shtëna që ndodhi në Coney Island, Brooklyn, New York, vonë natën...
11:14 | 05/07/2026