Ylli Manjani dhe Baton Haxhiu debatojnë se kujt do t’i lindë e drejta për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani gjatë prezantimit të rezultateve të sondazhit të Euronews Albania dhe MRB thotë se shumica e shqiptarëve presin që Partia Socialiste do të dalë parti e parë në zgjedhje, por kjo nuk ka të bëjë aspak me formimin e qeverisë së re.
“Diskutimi se kush del i pari dhe kush formon shumicën janë dy gjëra të ndryshme”, deklaroi z. Manjani duke iu referuar nenit 96 të Kushtetutës ku thuhet se “Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend”.
“Ideja se kush del parti e parë ka zero vlerë dhe nuk i dihet askujt, edhe demokratët e besojnë se PS del parti e parë edhe ca pastaj? Nuk ndodh asgjë sepse është krijuar ideja që del Edi Rama forcë e parë, blen ca deputetë dhe formon qeverinë. Kjo nuk ndodh”, deklaroi z. Manjani.
Ish-ministri shpjegoi se PS duhet të marrë 71 mandatë në zgjedhjet e 25 prillit në mënyrë që të ketë të drejtën për të propozuar kryeministrin.
Ndërsa analisti Baton Haxhiu thotë se partia që do të dalë e parë në zgjedhje do të ketë të drejtën për të formuar qeverinë duke bërë koalicion me parti të tjera.
“Nuk mund t’ia mohosh fitoren partisë së parë dhe të është fituese e zgjedhjeve. Por ështëe vërtetë se nëse partia e parë nuk është e aftë të bëjë koalicion me dikë tjetër por e bën dikush tjetër atëherë po vlen neni i Kushtetutës”, deklaroi analisti.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 21:33 Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër
- 21:33 Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia rrethon zonën
- 21:28 Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë për shkak të valës së të nxehtit
- 21:13 Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë