Ylli Manjani: Ramës duhet t’i nisë dosja si Saimir Tahirit, ja indiciet
Juristi Ylli Manjani bëri thirrje që SPAK të nisë hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me përfshirjen e tij në aktakuzën ndaj ish-zyrtarit të SHBA.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Manjani u shpreh se sipas kodit të procedurës penale fillimi i hetimit penal mund të nisë edhe me indicie, edhe një artikull gazete.
Sipas tij në aktakuzën amerikane ka indicie të mjaftueshme, pasi në të përmendet kryeministri shqiptar. Manjani përmendi rastin e ish-ministrit Saimir Tahiri i cili sipas tij është futur në burg mbi indicie.
“Ka material sa të duash që të nisë një hetim, duhet të raportonte takimet me zyrtarin e FBI, një zyrtarët që nuk është i rangut të tij. SPAK të gjitha çështjet i ka nisur me indicie, pse përjashtohet kryeministri?” tha Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë