Yuri Kim përmbyll karrierën e saj të gjatë diplomatike

20 Shtator 2025 | 20:11

Në një fjalim të mbajtur në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, James C. Moylan nga Guam, përgëzoi zonjën Yuri Kim për daljen e saj në pension, duke theksuar karrierën e gjatë dhe ndikimin e saj në politikën e jashtme amerikane.

Pas 29 vitesh shërbimi si diplomate e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim mbyll një kapitull të në karrierën e saj. Ajo është një prej figurave më të spikatura amerikane në diplomaci, me kontribut të veçantë në çështje të energjisë, mbrojtjes, teknologjisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Karriera e saj përfshin poste kyçe në ambasadat e SHBA-së në vende si Koreja e Jugut, Turqia, Iraku, Japonia dhe Kina, si dhe në nivelet më të larta të Departamentit të Shtetit.

Në fjalimin e tij, Moylan theksoi rolin e Kim në bisedimet për çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut, si dhe shërbimin e saj si ambasadore në Shqipëri, ku ajo thelloi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.

Diplomatja ka qenë gjithashtu zv/ndihmëse kryesore për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, duke menaxhuar sfidat më komplekse të politikës globale.

Moylan e përshkroi Yuri Kim si një udhëheqëse me integritet, guxim dhe zemër, që ka shërbyer si mentor dhe shembull për shumë të rinj në shërbimin publik.

Në fund të fjalimit, i nderuari nga Guam i uroi zonjës Kim shumë lumturi dhe sukses në kapitullin e ri të jetës së saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor

Kongresmeni amerikan Ro Khanna ka deklaruar se u ndalua për rreth 90 minuta nga kolonë izraelitë gjatë një vizite në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke...
22:10 | 11/07/2026

Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë

Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës të shtunën, duke të vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë,...
22:06 | 11/07/2026

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026