Yuri Kim thërret në takim Jorida Tabakun dhe Etilda Gjonajn

27 Shtator 2022 | 11:09

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, do të zhvillojë një takim pasditen e së martës me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe atë të Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj.

Takimi do të zhvillohet në orën 16:00 në Kryesinë e Kuvendit, ku pritet të diskutohet për çështjen e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ky takim vjen pak ditë pasi Yuri Kim u takua me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Vetë Meta u shpreh se u diskutua në lidhje me marrëdhëniet e kësaj force politike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, një temë diskutimi ishte dhe shpallja ‘non grata’ e kryedemokratit Sali Berisha.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026